Arrin në Vlorë Kroçera gjermane , 400 turistë vizitojnë Shqipërinë

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
2 Maj 2018, 19:24

Edhe pse sezoni turistik ende nuk ka nisur zyrtarisht, Shqipëria me bukurinë dhe historinë e saj ka bërë për vete turistët e huaj, të cilët kanë zgjedhur të zbulojnë më shumë rreth saj.

Ditët e fundit në portin e Vlorës, u ankorua kroçera “BERLIN” me rreth 400 turistë gjermanë të ardhur nga Porti i Kotorrit, Mali i Zi. Turistët vizituan qytetet turistike të Shqipërisë si Vlora (Llogara), Apolonia e Fierit dhe Beratin.

Kjo është kroçera e parë që ka mbërritur për këtë vit në portin e Vlorës. Më pas udhëtimi i turistëve gjermanë vazhdoi drejt Korfuzit. Porti i Vlorës është kthyer tashmë në një pikë të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun.

Bashkëpunimi i frytshëm mes “Portit Detar” Vlorë sh.a, dhe kompanive turistike vendase e të huaja ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e turistëve që mbërrijnë në portin e Vlorës. Kjo është hera e dytë që Krocera “Berlin” viziton Poritn e Vlorës

b.ha./Shqiptarja.com