Artan Hoxha publikon fotot: Ja si RENEA nuk ndaloi në Elbasan makinat e blinduara të Çapjave

Policia në Elbasan nuk ndalon makinë e Çapjave

1 / 5

Policia ndalon qytetarin në Elbasan po jo makinën e Çapjave

2 / 5

Policia në Elbasan nuk ndalon makinë e Çapjave

3 / 5

Roja që survejon një nga zonat në Elbasan

4 / 5

Roja që survejon një nga zonat në Elbasan

5 / 5
22 Nëntor 2018, 10:03

Mbrëmjen e së mërkurës në emisionin Repolitix, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë disa foto ekskluzive nga një aksion që RENEA ka ndërmarrë kohë më parë në qytetin e Elbasanit.  Gazetari ka thënë se këto foto vijnë nga një operacion që RENEA duhet të zhvillonte, pasi ishte dhënë informacioni se po lëvizte një grup i strukturuar kriminal, por më pas çuditërisht, RENEA nuk ka ndërhyrë.  Në foto shihet qartë sesi kalojnë makinat e blinduara të këtyre eksponentëve të lidhur me krimin, por RENEA nuk ndërhyn, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm i janë nënshtruar kontrollit.

“Informacioni ishte se ka lëvizur një grup i strukturuar, u dërgua RENEA. Grupi për të cilin ishte dhënë informacioni nuk është ndaluar nga forcat speciale. Mjeti i parë që kalon dhe nuk i ndalon postbllokut të policisë, qytetarët ndalojnë normalisht. Mjeti i parë dhe mjeti i dytë duhet të kontrolloheshin nga RENEA por nuk u kontrollua. Nuk mendoj se kishte frikë RENEA për të ndërhyrë. Mjete të blinduara, qindra mijëra euro. Lëvizin me eskortë. Ngjarjet kanë pikë vlimi, pika ishte masakra ku u plagosën 8 vetë dhe 3 të tjerë u vranë. Një nga rrugicat e Elbasanit në ditë normale. Ky është postblloku i “të fortëve”, brenda qytetit ka njerëz që paguhen për të raportuar çdo lëvizje të kundërshtarit dhe policisë. Kanë sistem të sofistikuar mbrojtjeje” deklaroi ai.

b.ha./Shqiptarja.com