Misioni Artemis II, i emëruar për nder të perëndeshës binjake të Apollo-s, përfaqëson bastin e Shteteve të Bashkuara për një rikthim në Hënë. Pesëdhjetë e katër vjet pas përfundimit të programit Apollo, (Apollo 17 ishte misioni i fundit në satelitin e Tokës, në vitin 9 dhjetor 1972) ai do të çojë astronautët në orbitën hënore.
Misioni Apollo 11, i realizuar në vitin 1969, ishte hera e parë kur njeriu shkeli në hënë. Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin bënë histori si njerëzit e parë që vendosën këmbën në Hënë.
Misioni Artemis II u nis për në Hënë në orën 00:35 të 2 prillit. Ky mision, i konsideruar si provë, nuk përfshin një ulje në hënë: katër astronautët do të udhëtojnë përqark hënës për dhjetë ditë.











