Artisti amerikan 'zhvendos' natyrën në një kuti të vogël xhepi

0/0
19 Shkurt 2020, 19:06

Artistët shpesh nuk e kanë të përcaktuar frymëzimin e tyre, duke krijuar art në çdo kanavacë të caktuar,ku madhësia nuk ka kurrë një kufi.

Remington Robinson pikturon mini piktura në natyrë të këndshme që mund t’i mbani edhe në xhepin tuaj.

Ai përdor  kutitë e vogla “Altoid” me copa letre të vogla dhe një gamë kompakte ngjyrash.

Me origjinë nga Chagrin Falls, Ohio të SHBA-së, Robinson u transferua në Boulder, Kolorado, në vitin 2004, pas pasionit të tij për pikturimin e natyrës dhe maleve.

Gjatë arratisjeve të tij të frikshme pas natyrës, ai transferon pamjet  marramendëse të natyrës në kuti të vogla, pa humbur asgjëë nga madhështia e ndërlikimi i tyre.

"Pashë dikë tjetër duke e bërë atë, dhe gradualisht fillova të pikturoja gjëra më të vogla dhe të vogla derisa sapo thashë,  pse jo? Dhe fillova t'i bëja këto. Kjo ishte rreth 2.5-3 vite më parë",  tha artisti për “Bored Panda”.

Në një kohë mjaft të shkurtër, ditari i tij i mrekullueshëm i udhëtimit në miniaturë fitoi 81 mijë  ndjekës të impresionuar në rrjetin social Instagram.