Dj Regard, një ndër aristët më të rinj me origjinë shqiptare ka arritur që të hyjë në klasifikimet botërore me ‘remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”.
Dardan Aliu është i njohur në muzikë me emrin Dj Regard dhe ka publikuar këngën e britanikut Jay Sean që është publikuar në vitin 2008, ndërsa ripërpunimi që i ka bërë këtë verë Dj Regard e ka rikthyer sërish të preferuar për publikun.











