Edi Rama voton për anëtarët e rinj të Asamblesë socialiste

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
29 Shkurt 2020, 19:00

TIRANE-Prej pasdites së sotme 1500 delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste po votojnë në 13 qendra në Pallatin e Kongreseve për 137 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, e cila më pas do të zgjedhë edhe Kryesinë e re të partisë.

Report Tv sjell pamjet e momentit kur ka hedhur votën e tij për anëtarët e rinj të Asamblesë edhe kryetari i PS-së, kryeministri i vendit Edi Rama. Sot është dita e dytë e kongresit, që do të mbyllet nesër.

r.k./Shqiptarja.com