'Asnjë hap pas', Basha reagon menjëherë pas letrës së Ramës

Foto nga protesta e opozites 25 Maj

1 / 9

Foto nga protesta e opozites 25 Maj

2 / 9

Foto nga protesta e opozites 25 Maj

3 / 9

Foto nga protesta e opozites 25 Maj

4 / 9

Foto nga protesta e opozites 25 Maj

5 / 9

Kryetari i PD, Lulzim Basha

6 / 9

Foto nga protesta e opozites 25 Maj

7 / 9

Foto nga protesta e opozites 25 Maj

8 / 9

Foto nga protesta e opozites 25 Maj

9 / 9
26 Maj 2019, 12:35

Kreu i opozitës joparlamentare, Lulzim Basha një ditë pas protestës para Kryeministrisë e Kuvendit ka bërë një reagim ku përmbledh të gjitha qëndrimet e partive opozitare.

Reagim i Bashës vjen vetëm pak minuta pas letrës së pestë që kreu i qverisë, Edi Rama bërë kundrejt tij.

"Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar" shkruante Rama. Ndërsa Basha në reagimin e tij në mënyrë indirekte ka thënë se nuk do të bëhet asnjë hap pas nga ajo që kanë nisur.

"Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!" shkruan ndër të tjera  Lulzim Basha, teksa shpërndan edhe disa foto nga protesta që u zhvillua mbëmjen e djeshme para Kryeminitrisë dhe Kuvendit.

Reagimi i plotë i Bashës:

"Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.
Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.
Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!"