Atentat me armë zjarri në Vlorë, dy të vrarë dhe një i plagosur pranë Ujit të Ftohtë (FOTO)

Një nga viktimat në vendin e ngjarjes

1 / 8

I plagosuri Armando Sulejmani

2 / 8

Makina ku ndodhet viktima tjetër

3 / 8

Një nga viktimat në vendin e ngjarjes

4 / 8

Orest Rexho, viktimë

5 / 8

Arjan Hasani, viktimë

6 / 8

Arjan Hasani, viktimë

7 / 8

Orest Rexho, viktimë

8 / 8
17 Shkurt 2019, 13:40

Një atentat mafioz është shënuar në qytetin e Vlorës tek "Uji i Ftohtë", me dy të vrarë dhe një të plagosur rëndë. Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë Armando Sulejmanit, njohur me pseudonimin "Çipuri", duke e lënë atë të plagosur rëndë. Të vdekur mbetën O. Rexho dhe A.Hasani, të cilët janë kunati i 42-vjeçarit Armando Sulejmanit, dhe shoku i tij. 

Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt. Një histori e gjatë hakmarrjesh, që është përshkallëzuar në një bilanc tragjik vite më parë në atë që mbahet mend si "Masakra e Çoles".

Armando Sulejmanit i është bërë atentat edhe në vitin 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen Pavarësia", ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. "Çipuri" njihet si person me precedentë të shumtë penal.

42-vjeçari njihet nga policia si anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa e ka fituar lirinë rreth 3 vite më parë.