Atmosferë e zjarrtë në 'Air Albania', tifozët nisin festën në shkallët e stadiumit

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
20 Nëntor 2023, 19:58

Tanimë shkallët e "Air Albania" kanë filluar të popullohen dhe ngjyrat kuqezi dominojnë kudo. Tifozët e Kombëtares kanë nisur festën dhe më shumë se një orë nga nisja e ndeshjes kundër Ishujve Faroe kanë zbukuruar impiantin. Nuk mungojnë flamujt kombëtar, ata të UÇK-së dhe këngët patriotike. Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E.

r.k./Shqiptarja.com