Babai surprizon vogëlushet me shtëpinë si në përrallat e Disney-t

0/0
18 Nëntor 2019, 18:32

Një baba i dy vajzave ka shpenzuar më shumë se 150 orë punë duke ndërtuar një shtëpi lojërash dy katëshe Disney për vajzat e tij. 

Richard Thornton jeton me gruan dhe dy vajzat e tij në shtëpinë e tyre familjare në Great Barford, Bedfordshire.

Ai e kaloi verën duke ndërtuar një vend të fshehtë për Phoebe, 6 vjeç, dhe Albën, katër vjeç, pasi thanë se nuk ishin të lumtura me ato që ishin nëpër dyqane.

Vila e vogël dy katëshe 6400 dollarëshe është e bërë nga druri i ricikluar dhe qëndron denjësisht në oborrin e shtëpisë.

Babai i dy vajzave ka ndërtuar edhe një kuzhinë të mrekullueshme për vogëlushet ku ndodhen edhe enë gatimi, sobë apo lavaman,  të gjitha të përshtatura me madhësinë trupore të vogëlusheve.

Shkallët kanë emrat e shtatë xhuxhëve të shkruara mbi to dhe pjesa tjetër e shtëpisë është e mbushur me personazhe dhe tabela nga Disney.

E gjithë shtëpia është frymëzuar nga përallat më të bukura të Disneyt si Borëbardha me 7 xhuxhat apo Hirushja.