Banka Amerikane e Investimeve, 5 vite sukses në Shqipëri (FOTO)

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
23 Tetor 2020, 20:00

TIRANË- ABI Bank feston këtë muaj 5 vjetorin e saj të parë si pjesë e sistemit bankar shqiptar, që nga licencimi i saj nga Banka e Shqipërisë në Tetor të vitit 2015. 
Pesë vite më parë ABI, ishte një projekt me objektiva dhe vlera aspiruese, që koha e ktheu në realitet falë profesionalizmit, integritetit, pozitivitetit, përkushtimit e sofistikimit të punonjësve te saj.

Këto vlera kanë kontribuar në përmirësimin e rezultateve të klientëve, punonjësve dhe të gjithë sistemit bankar Shqiptar. Sot Banka Amerikane e Investimeve ka rritur vlerën e aseteve mbi katër herë në pesë vitet e fundit dhe ka raportuar rritje të fitimit çdo vit. Gjithashtu, ABI është banka e pestë nga madhësia e kapitalit. Në ceremoninë e festimit të këtij përvjetori, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ABI Bank, Z. Andi Ballta u shpreh se: “Moto e ABI Bank do të vazhdojë të jetë Investo në Optimizëm. Veçanërisht në kohën e pasigurtë që po kalojmë zgjedhja është e thjeshtë, e qartë dhe e bazuar në fakte historike. Shumica dërrmuese e popullsisë do ta kalojë pa probleme këtë kohë të vështirë dhe ABI do të vazhdojë të jetë bankë për çdo stinë dhe do të mbështesë fuqishëm klientët ekzistues dhe të rinj.”