'Bankers Petroleum' solidarizohet me familjet besimtare në nevojë, dhuron 250 pako ushqimore (FOTO)

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
23 Maj 2020, 20:41

E diela shënon Fitër Bajramin që sjell dhe mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku sakrifica dhe agjërimi i besimtarëve myslimanë pranohet nga Allahu. Ky muaj shënon dhe forcimin e vlerave të dashurisë, përkujdesjes, solidarizimit dhe mbështetje së njerëzve në nevojë.

Të tilla vlera shpirtërore e njerëzore përcolli dhe Kompania "Bankers Petrolium" duke i ardhur në ndihmë 250 familjeve besimtare në nevojë në zonën e Roskovecit, Patosit dhe Fierit.