Banorët e 'Astirit' pranojnë të shpërngulen në banesat sociale, nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'

Nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'

1 / 9

Nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'

2 / 9

Nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'

3 / 9

Nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'

4 / 9

Nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'

5 / 9

Nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'

6 / 9

Nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'

7 / 9

Nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'

8 / 9

Nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'

9 / 9
26 Nëntor 2018, 22:00

Menjëherë pas zhvendosjes së tyre, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Tiranë kanë vijuar sot në mbrëmje me prishjen e ndërtimeve që preken, duke i hapur rrugë kështu realizimit të projektit. Lajmin e ka dhënë vet kryebashkiaku Veliaj, i cili shpreh mirënjohje për familjet e para që u zhvendosën dhe pranuan të lirojnë banesat e tyre.

“Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në Unazën e Re në shkëmbim të banesave sociale. Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë Unazën. Një qytet që s’ka të humbur e që s’e lejon politikën të përdorë! FORCA!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale.

Siç shihet edhe nga fotot, makineritë e rënda të IMT-së dhe Bashkisë Tiranë po bëjnë shembjen e ndërtimeve dhe zhvendosjen prej aty të inerteve. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të bërë mundur realizimin e projekti që do zhvillojë, jo vetëm gjithë zonën e Astirit, por do të sjellë dhe një çlirim të trafikut në një nga zonat më problematike të Tiranë.

Vet kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të vazhdueshme banorëve të zonës së Astirit që të distancohen nga përdorimi politik që po u bën opozita dhe të aplikojnë sa më parë pranë Bashkisë Tiranë për të përfituar nga programet e saja sociale. Veliaj ka bërë të ditur se për të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s’kanë dokumente pronësie do të ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale. Gjatë ditës së sotme ai inspektoi disa nga banesat sociale në Shkozë të cilat janë bërë gati të presin familjet e zonës së Astirit.