Bardhosh Gaçe/ “Kopshti i ëndrrave” të poetit

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
29 Shtator 2019, 08:49

Studiuesit e Letërsisë Shqipe për fëmijë e të rinj, si: Bedri Dedja, Agim Deva, Astrit Bishqemi, Xhevat Syla, Prend Buzhala, Anton Nikë Berisha, Faik Shkodra, Ramazan Çadri, poeti Lirim Deda, etj., e në mënyrë të veçantë shkrimtari dhe studiuesi Odhise K. Grillo, - dikush më thellë, dikush më në sipërfaqe, dikush në mënyrë informative, dikush në formë paraqitëse, dikush në kuadër të recensionit, dikush në formë eseje, dikush në vështrim analitik, dikush me përparësi didaktike e pedagogjike, dikush në formë reflektive, dikush me një paraqitje të lirë, etj., i janë qasur herë pas here, në kohë, krijimtarisë poetike të Bardhosh Gaçes, - që siç thotë studiuesi Astrit Bishqemi: “... kemi të bëjmë me një poet që punon shumë me vargjet, që t’i skalisë sa më me mjeshtëri ato.” I janë qasur studiuesit a kritikët letrarë, dhe sipas mendimit tim, në dy rrafshe: a) në rrugëtimin poetik të autorit dhe b) në formimin e mëtejshëm i personalitetit krijues i parë në kontributet studimore, folklorike e shkencore (monografike) dhe në marrëdhënie me kohën si shenjë e rëndësishme, kjo e fundit, ekzistence, lavdie dhe jetese historike, mosharrese dhe kujtese.