Basha dhe Rama përballë njeri tjetrit dhe pranë Metës me rastin e stërvitjes së 30 mijë trupave ushtarake të NATO-s në Shqipëri

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
3 Shkurt 2021, 17:46

TIRANË- Ardhja e 6000 trupave ushtarake nga vendet e NATO-së dhe shtete të tjera aleate të cilët do të stërviten në Shqipëri, ka bërë bashkë në Presidencë drejtuesit të institucioneve kryesore të sigurisë kombëtare! Në takim, i cili ka nisur rreth orës 16:00 është Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitës, Lulzim Basha , ministrat Niko Peleshi e Bledi Çuçi, si edhe diplomaten amerikane Yuri Kim. 

Ky takim vjen në prag të fillimit të një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21”. Kjo stërvitjeku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti. Do të jetë e drejtuar nga Ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme, 30 mijë trupa. Nga këto 30 mijë, rreth 6 mijë trupa do të kalojnë nëpër Shqipëri në maj dhe qershor dhe javën e ardhshme.Për këtë çështje, më herët ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti në një takim zv. komandantin e ushtrisë amerikane Joseph Jarrard, ku i bëri të ditur përgatitjet që vendi ynë ka ndërmarrë.

r.k./Shqiptarja.com