Basha takime në një fasoneri në Fushë Krujë: Shumica e punonjësve s'e morën pagën që premtoi Rama

1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
28 Maj 2020, 12:15

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në Fushë Krujë në një fasoneri për të parë nga afër gjendjen dhe për t'u njohur me problemet që përballet ky sektor pas situatës së krijuar nga COVID-i. Lideri demokrat akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama që sipas tij nuk e kanë ndihmuar këtë sektor.

"Shqiptarët në çdo cep të vendit po përballen sot me mungesën e ndihmës së qeverisë të premtuar gjatë pandemisë. Premtime boshe nga një njeri i dështuar! Më shumë varfëri dhe papunësi për qytetarët ndërkohë që lekët e tyre Edi Rama i ndan me një grusht oligarkë.Punonjës dhe drejtues të disa fasonerive në Fushë-Krujë më folën për hallet e tyre të lidhura me mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga qeveria gjatë pandemisë. Paga e premtuar nga Edi Rama është një tjetër dështim i tij të cilën shumica e punojësve nuk e ka marrë. Pronarët janë detyruar të largojnë punonjësit nga puna ndërsa e ardhmja e afërt duket e zymtë për ta, pasi mungesa e ndihmës ekonomike po e çon biznesin e fasonerisë drejt mbylljes.