KUKËS- Pjesë e aksionit të pastrimit të qyteteve në të gjithë vendin është bërë edhe Kukësi, një bastion historik i të djathtëve i cili tashmë drejtohet nga socialistët. Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe foto nga ky aksion duke ironizuar edhe protestat e opozitës. Rama shkruan se me ikjen e kryetarit po ikin edhe kodrat me plehra falë rikthimit në duart e punonjësve të mjeteve të pastrimit në vend të molotovëve.
"Me ikjen e kryetarit të Kukësit, që e kishte katandisur bashkinë në një stacion autobuzi, nga ku vejevinin për Tiranë punonjësit e kthyer në protestues të Lëvizjes Rama ik, po ikin edhe kodrat me plehra nëpër qytet, falë rikthimit të pushtetit vendor në shërbim të qytetarëve dhe rikthimit në duart e punonjësve të mjeteve të pastrimit, në vend të molotovëve e të gurëve të revolucionit imagjinar
Kukësi që duam, Bashkia që duam", shkruan Rama krah fotove.











