"Bashkia e Veliajt ka harxhuar 273 milion lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit gjatë vitit 2019! Rreth 19 mijë euro çdo muaj shpenzime", janë këto akuzat e bërë nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa kundrejt kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe stafit të bashkisë.
Zhupa ka lëshuar një lum me akuza ndaj Veliajt, ndërsa thotë se në këtë çmim të denoncuar nuk janë llogaritur as faturat nga 900 euro në natë, që sipas saj u paguhet nga oligarkët që marrin tendera në bashki.