'Bastard, debil, ik hap krahun'! Shfaqet duke festuar, demokratët në kor kundër Bashës: Na more më qafë (FOTO)

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
16 Maj 2021, 14:15

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shfaqur duke festuar, pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Me demokratët e Njësisë Nr. 8 në Tiranë. Jemi një familje e madhe! Si e tillë, nuk do ta ndalim në asnjë çast punën për të sjellë ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë”, shkruan Basha në rrjete sociale, shoqëruar me foto duke qeshur e gëzuar.

Ky veprim i tij ka revoltuar demokratët, të cilët nuk janë përmbajtur ndaj sjelljeve të Bashës.

“S’kemi arsye për të festuar, jemi të vjedhur, kape situatën mos fli gjumë…Ik e jep dorëheqjen, se deri sa te jesh ti kryetar i PD-së,  mjerë ne. Me ty në krye ka edhe tre mandate të marra ai i gjati…

..Dil e protesto për vjedhjen e votave o bastard, burrë i paguar nga Edi Rama e jo të bësh fushatë për të ndenjur kryetar partie, o tradhëtarë, na more në qafë, duke na shitur mor këlysh i përdorur nga komunistët…

b.ha./Shqiptarja.com