Berisha si Kim Jong Un, shkon në SPAK me makinën e rrethuar nga 20 truproja

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
11 Shtator 2024, 13:43

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot (11 Shtator) në SPAK, teksa e ka lënë godinën pak minuta më parë, të shoqëruar me një fjalim në mikrofon para mbështetësve të tij.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte momenti i mbërritjes dhe ai i largimit të liderit të opozitës, i cili prej datës 30 Dhjetor 2023 ndodhej nën arrest shtëpiak dhe vetëm ditën e sotme doli nga banesa, pas lejes që iu dha, teksa iu komunikua edhe akuza e korrupsionit pasiv, për dosjen e “Kompleksit Partizani”.

r.k./Shqiptarja.com