Berisha takim me delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
5 Gusht 2018, 14:02

Ragmi Mustafa, kryetari i Partisë Demokratike shqiptare në Luginën e Preshevës, në një lidhje telefonike për “Report Tv” është shprehur se beson se bashkimi me Kosovën është shumë pranë, duke kundërshtuar indirekt edhe qëndrimin e shprehur nga Sali Berisha.

 I pyetur se si është pritur ideja e bashkimit në Luginë, Mustafa është shprehur se një ngjarje e tillë pritet prej 100 vitesh nga popullsia shqiptare atje.

Kujtojmë se zoti Mustafa u takua pak ditë më parë me ish-kryeministrin Berisha. Ky është takimi ku ish-kryeministri doli me qëndrimin e tij kundër shkëmbimit të territoreve. Kjo ide do vështirësonte bashkimin e Medvegjës, Bujanovcit e Preshevës me Kosovën, e cila nga ana e saj është gati që të pranojë një korigjim me ndihmën e ndërkombëtarëve