Bie 'Tropoja e Berishës'/ Betohet kryetari socialist, ish-punonjësit e bashkisë mblidhen në protestë

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
13 Gusht 2019, 19:18

TROPOJË- Pas shumë vitesh nën drejtimin e Partisë Demokratike, nga sot bashkia e Tropojës do të drejtohet nga një socialist. Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i Tropojës ndërkohë që u betua edhe kryebashkiaku i ri Rexh Byberaj. Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Shotë Basha ndërsa nënkryetarë Agustin Pepkolaj dhe Arbër Çakraj.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e prefekturës. Të pranishëm ishin deputeti socialist Ilir Beqja, zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe përfaqësues të tjerë të partive politike.

Në të njëjtën kohë përpara ambienteve të bashkisë disa përfaqësues të Partisë Demokratike bashkë me ish-punonjës të bashkisë kanë zhvilluar një protestë .

b.ha./Shqiptarja.com