TIRANE-Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka publikuar disa foto nga godina aktuale e Teatrit Kombëtar duke e cilësuar si një rrezik shumë të lartë zjarri e kushte të frikshme sigurie për publikun, si edhe rrezik e stres për artistët e gjithë personelin mbështetës. Gonxhe e konsideron projektin e ri një yll, por që sipas tij procesi nuk u administrua siç duhej. Gonxhe shprehet se duhet të kemi Teatër të ri Kombëtar, modern, funksional e të sigurt për aktivitete kulturore dhe që ta mbajë gjallë kryeqytetin.
"Dy fjalë për Teatrin: Godinat aktuale, planimetria, volumet, ngritur 80 vite më parë për një qytet 40 herë më të vogël si nr. banorësh, 100 herë më pak të interesuar për artin se sot, si stil, materiale, arkitekturë nuk ofrojnë asnjë vlerë fizike, forme, copëz a detaj konstruksioni a bukurie urbane, asnjë detaj interiori a fasade me vlerë unikale, përkundrazi këto struktura mbeten me rrezik shumë të lartë zjarri e kushte të frikshme sigurie për publikun, si edhe rrezik e stres për artistët e gjithë personelin mbështetës! E vetmja vlerë e mbetur është pozicioni në hartë, afër ansamblit të ministrive, përballë GKA dhe buzë pedonales, ndaj Teatri i ri për mendimin tim (modest) duhet aty! Në hollet e tij mund të ketë muze virtual mbi të vjetrin e kujtesat mund të rievokohen.