Braçe për kantierin e ndërtimit në Tiranë: 1 vit më parë u investuan 1 mln USD, sot po e shkatërrojnë parelinjtë

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
13 Gusht 2019, 17:11

TIRANË- Zv. kryeministri Erion Braçe ka denoncuar ditën e sotme dy investitorë të cilët kanë ndërtuar një kantier ndërtimi në lagjen e tij në kryeqytet. Braçe akuzon investitorët se kanë zënë padrejtësisht gjysmën e trotuarit. Sipas Braçes ky projekt u nis një vit më parë për të ndërtuar një korsi biçikletash dhe pedonale të cilat u kthyen në parkingje për makineritë e rënda.

"Prej dritares sime: Kantieri i madh i pyllit orbital të betonit!Unë nuk e di se kur do gjendet një ekuilibër midis këtyre qe duan të fitojnë e të fitojnë dhe, në të tjerëve që duam të jetojmë e të jetojmë! Si ka mundësi qe këta që fitojnë e fitojnë, as e patën e as do e kenë kulturën e mos cenimit të asaj që është e përbashkët, publike, për të gjithë! Shiheni, njëri nga këta e zuri gjysmën e trotuarit; e quan rrethim kantieri! Deri tre dite më parë, të shtunën, ishte në kufijtë e tij, sot jo më! Tre ditë më parë, bërtita unë, u bë sikur u reagua! Madje dhe investitori më shkruajti, donte gjysmën e trotuarit. I thashë dhe atij, në këtë qytet nuk rroni vec ju që fitoni e shtoni, por edhe ne që duam të jetojmë si njerëz. As kuptoi e as u bind! Trotuari sot është i zënë në gjysmën e tij; për të ai është funksional sepse është 1 metër i lirë! Një vit me parë, në këtë rrugë u investuan 1 milion USD.

U nis për pedonale-pedonale nuk është më; U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka më;U nis me trotuare-ka vec një trotuar një metër sepse tjetri nuk vlen për pak nëse s'do të hash dicka kokës; U nis me parkingje, nga ato ku merr atë kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka më ose janë, por për makineritë e rënda të kantierit! Madje madje, ndodh edhe me shumë se kaq; Kanë vënë tabela qarkullimi që në rrugën me një sens të lëvizet për 230 metër (!!!!!!) në krah të kundërt, duke i rrezikuar me jetë të gjithë! E pse? Që të fitojnë e fitojnë keta dy investitoret e mëdhenj. Në tabelë, duket nje rrugë alternative, por jo, këta nuk mund ta nisnin nga ajo rrugë, ajo hapësirë ju duhet 100% për të bërë lekë! Kultura e të jetuarit bashkë ne kete qytet as që do ekzistojë ndonjëherë! E shkatërrojnë parellinjtë! Nga ish rruga Faik Konica, nisur për pedonale me kalldrëm e kthyer në rrugë për makina të rënda, kalofshi një ditë të mirë!", shkruan Braçe