'Bukë e kripë dhe zemër të bardhë', zjarrfikësit e Vlorës ndajnë fotot pas shuarjes së flakëve në Dukat, mes tyre edhe Luan Kapaj, 'heroi' i tërmetit të 26 nëntorit

Postimi i zjarrëfikseve Vlorë

1 / 4

Zjarrëfikësit

2 / 4

Zjarrëfikësit

3 / 4

Zjarrëfikësit, me rreth të kuq Luan Kapaj

4 / 4
26 Korrik 2021, 17:09

Zjarrfikësit e Vlorës, kanë publikuar disa foto pas shuarjes së zjarrit në malin e Dukatit.

Ato ka ndarë disa foto teksa shihen duke ngrënë drekë, ndërkohë që po shfrytëzonin kohën e vëzhgimit dhe pritjen e mosriaktivizmit të zjarrit.

Mes tyre është edhe zjarrfikësi hero, Luan Kapaj, i cili rrezikoi jetën teksa po shpëtonte nga rrënojat e tërmetit të 26-nëntorit disa qytetarë. Kapaj u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij. Ndërkohë që sot ky 'heronj' sërish përballen me rrezikun dhe nuk kanë asnjë mjet për të luftuar me flakët.

'Kur Detyra realizohet në Grup !  Duke shfrytëzuar kohën e vëzhgimit dhe pritjen e mosriaktivizimit të vatrës së zjarrit , ajo çka kemi marrë nga shtëpia e ndjamë me njeritjetrin. BUKË ,KRIPË dhe ZEMËR të BARDHË!'-shkruajnë punonjësit e zjarrfikëses së Vlorës.

  •  

r.k./Shqiptarja.com