VLORË- Ka nisur ceremonia zyrtare e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës. Në ceremoni kanë marrë pjesë krerë të shtetit. Kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar nga prefekti dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës.
Më pas ka ardhur edhe presidenti Meta me kryetarin e parlamentit Ruci.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për ndërkomëtarët, veçanërisht SHBA-në dhe të gjithë faktorët që ndihmuan në Luftën e Vlorës. Ndësa presidenti Meta deklaroi se Lufta Vlorës ka treguar se Shqipëria ka një zot, që është vetëm populli shqiptar.