Çifti shqiptar arrestohet në kufi me Greqinë, në makinë i gjenden 85 pako marijuanë

4 Shtator 2018, 12:47

Greqi- Në dy operacione të zhvilluara nga policia greke në kufi me Shqipërinë janë sekuestruar plot 192 kg marijuanë. Në njërin nga operacionet ku u kap një çift shqiptar policia gjeti 85 pako me më shumë se 85 kg marijuanë brenda tyre.

Siç mëson Shqiptarja.com, çifti i shqiptarëve, një djalë 21 vjeç dhe e dashura e tij 20 vjeçare u kapën në vendin e quajtur Menidhi në Aitiloakarnania

Po ashtu në operacionin e dytë të policisë greke  të zhvilluar në Nerajdha, Igumenicë, u ndalua një automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 106 kg 740 gram marijuanë si dhe u arrestuan dy grekë, një mashkull 47-vjeç dhe një femër 46-vjeç.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.