Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ofron këtë sezon mundesi të reja fluturimi për qytetarët shqiptarë dhe turistët që vizitojnë vendin tonë, duke rritur ndjeshëm numrin e destinacioneve direkte.
Zgjerimi i hartës së destinacioneve dhe larmia e linjave ajrore janë zhvillime të jashtëzakonshme për pasagjerët që fluturojnë nga ky aeroport, duke shmangur kështu ndalesat tranzit në vende të tjera.TIA ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh të reja me disa linja ajrore që më parë nuk operonin në Shqipëri si edhe ka shtuar listën e vendeve me linjat ekzistuese. Nisja e fluturimeve në destinacionet e reja pritet të rrisë edhe më shumë numrin e pasagjerëve që vazhdon të kapë shifra rekord edhe për muajt e parë të vitit 2024.











