Dalin fotot, ja si do të duket Unaza e Madhe nga Pallati me Shigjeta deri tek Dogana

Unaza e Madhe, pamje nga projekti

1 / 5

Unaza e Madhe, pamje nga projekti

2 / 5

Unaza e Madhe, pamje nga projekti

3 / 5

Unaza e Madhe, pamje nga projekti

4 / 5

Unaza e Madhe, pamje nga projekti

5 / 5
11 Shtator 2018, 19:27

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur sot 3 tendera me një vlerë prej 40 milionë euro, për të ndërtuar mbikalimet nga Pallati me Shigjeta tek Dogana në Tiranë.

Sipas ARRSH-së, punimet do të zgjasin për 24 muaj, ndërsa mbikalimi më i madh do të jetë tek vendi i quajtur “Shqiponja”.

Këto tre projekte, kanë për synim të lehtësojnë trafikun si dhe të rrisin shpejtësinë e hyrje daljeve nga Tirana.

Tenderi i parë me 1 fond limit prej 2.25 miliardë lekë, është planifikuar që të shpenzohet nga 2018 deri më 2020.

Në tre nivelet e parashikuara do të ndërtohet edhe një nënkalim nga rruga Dritan Hoxha duke shmangur rrethrrotullimin për makinat që dalin nga Tirana e kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.