Dëbora mbulon vendin reagon Kryeministri Rama

Foto e publikuar nga Kryeministri Rama në facebook

1 / 8

Foto e publikuar nga Kryeministri Rama në facebook

2 / 8

Foto e publikuar nga Kryeministri Rama në facebook

3 / 8

Foto e publikuar nga Kryeministri Rama në facebook

4 / 8

Foto e publikuar nga Kryeministri Rama në facebook

5 / 8

Foto e publikuar nga Kryeministri Rama në facebook

6 / 8

Foto e publikuar nga Kryeministri Rama në facebook

7 / 8

Foto e publikuar nga Kryeministri Rama në facebook

8 / 8
5 Janar 2019, 08:40

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të shtunë në rrjetin social “Facebook” fotografi ku shihen borëpastrueset teksa punojnë gjatë natës, për të pastruar rrugët e akset kombëtare.

"Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje të punës, që ka vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës, për të siguruar kalueshmërinë e automjeteve në të gjitha rrugët e akset kombëtare, ju uroj një fundjavë të qetë",shkruan Rama.

Ditën e djeshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi drejtuesit e mjeteve që në disa nga akset kryesore të vendit, sikurse Qafë-Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë, do t’i duhej të qarkullonin me zinxhirë. 

Reshjet deborës kanë nisur përpara tre ditësh, fillimisht në veri e verilindje. Situata deri më tani është paraqitur e vështirë në Kukës, Dibër, Bulqizë, Krujë por edhe në Konispol. Reshjet e dëborës kanë bllokuar disa fshatra, e konkretisht në Dibër evidentohen deri më tani nëntë fshatra të bllokuara.

r.k./Shqiptarja.com