Dëmtoi gishtat gjatë protestës, momentet kur efektivja e ‘Shqiponjave’ niset drejt Turqisë (FOTO)

Efektivja Ina Nuka transportohet me ambulancë drejt aeroportit të Rinasit

1 / 16

Avioni ambulancë që merr drejt Turqisë efektiven Ina Nuka

2 / 16

Efektivja Ina Nuka transportohet me ambulancë drejt aeroportit të Rinasit

3 / 16

Efektivja Ina Nuka në avion në Rinas

4 / 16

Efektivja Ina Nuka transportohet me ambulancë drejt aeroportit të Rinasit

5 / 16

Avioni ambulancë që merr drejt Turqisë efektiven Ina Nuka

6 / 16

Efektivja Ina Nuka transportohet me ambulancë drejt aeroportit të Rinasit

7 / 16

Avioni ambulancë që merr drejt Turqisë efektiven Ina Nuka

8 / 16

Efektivja Ina Nuka transportohet me ambulancë drejt aeroportit të Rinasit

9 / 16

Efektivja Ina Nuka kur u plagos nga kapsolli në protestë

10 / 16

Efektivja Ina Nuka

11 / 16

Efektivja Ina Nuka kur u vizitua në spital nga kryeministri Edi Rama

12 / 16

Efektivja Ina Nuka në spital

13 / 16

Efektivja Ina Nuka në spital

14 / 16

Efektivja Ina Nuka kur u plagos nga kapsolli në protestë

15 / 16

Efektivja Ina Nuka kur u plagos nga kapsolli në protestë

16 / 16
23 Nëntor 2018, 21:08

TIRANE - Efektivja e policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës që u zhvillua dje para Kuvendit, është nisur mbrëmjen e sotme drejt Turqisë për mjekim më të specializuar. 

Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja doli nga ky spital rreth orës 20:20 dhe u dërgua drejt aeroportit të Rinasit nga një autoambulancë e shoqëruar edhe nga familjarët, nga ku më pas do të udhëtojë drejt Stambollit me një avion special mjekësor. Pritet që gjatë të shtunës efektivja e policisë t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë në duar, për të rekuperuar dëmtimet e gishtave të shkaktuara nga kapsolla. 

24-vjeçarja, efektive e repartit "Shqiponja", dëmtoi rëndë dy gishta të dorës së djathtë gjatë tentativës për t’u mbrojtur nga kapsollat e hedhur nga protestuesit e "Unazës së Re". Ajo ka dëmtime edhe në pjesën e fytyrës. Polices iu dha ndihma e parë në Spitalin e Traumës ditën e djeshme, ndërsa ishte kryeministri Edi Rama i cili dha lajmin se Ina Nuka do nisej drejt Stambollit për mjekim të specializuar. 

b.ha./Shqiptarja.com