Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar disa dokumente këtë të diel, përmes së cilave pretendon se Erion Veliaj ia ka dhënë parkingjet publike të Tiranës një kompanie offshore. Zhupa shkruan se kjo kompani, "Pay and Go shpk", është paracaktuar muaj më parë, ndonëse Bashkia eTiranës nuk ka komunikuar asnjë vendimmarrje për hapjen e konkurrimit për kompaninë që duhet ta fitonte këtë shërbim.
Sipas saj, kompania e regjistruar në shkurt 2015, krijuar nga shoqëria "UNTAG COMMUNITY”, me seli në Angli dhe Uells në pronësi të një gjeorgjiani, rezulton të jetë një kompani offshore e rregjistruar në parajsë fiskale. Zhupa vijon më tej se shkruari se nga verifikimi i ndërmarrë në disa rrugë kryesore të Tiranës, ku ofrohet parkingu me pagesë, është konstatuar se kompania e ka përgatitur tashmë infrastrukturën e nevojshme për ta ofruar këtë shërbim.
"Paracaktim fituesi dhe kompani offshore binomi i pandarë i menaxhimit nga Erioni Betoni të qytetit të Tiranës", komenton ajo.











