Publikohet historia e panjohur të ngjarjes së shumë-përfolur të 21 gushtit të vitit 1944, kur pesë djem të rinj, Ndoc Dedë Marku, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha dhe Ahmet Haxhia, pjestarë të çetës partizane “Pukë-Mirditë”, teksa ishin duke shkuar për në rrethin e Mirditës, me mision nga Qarkori Komunist i Shkodrës për të përhapur idetë komuniste dhe për të rekrutuar djem të rinj të asaj krahine për në rradhët partizane, mbetën të rrethuar nga xhandarët e Komunës së Kalivaçit.
Dëshmia e rrallë e Mark Dodanit, ish-oficer i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendëshme me gradën nënkolonel në organet e Sigurimit të Shtetit dhe bashkëluftëtar i tyre në çetën “Pukë-Mirditë”, lidhur me atë ngjarje të bujshme ku mbetën të vrarë “5 Heronjtë e Vigut”, që nga shtëpia ku ata kaluan natën dhe u morrën në besë prej tyre, si u rrethuan ata nga xhandarët e Pjetër Llesh Gjegjanit dhe kush ishte njeriu që dyshohet se i spiunoi ata, përse “Pjetër Mustakuqi”, nuk pranonte që të hiqte pritën edhe pasi aty shkoi paria e pleqësisë së Vigut, si e argumentonte ai Kanunin se pesë të rrethuarit nuk mund të merreshin në besë, vrasja e tyre dhe marrja e trupave të pajetë nga familjet, e deri tek hakmarrja e regjimit komunist në vitin 1948 ndaj të akuzuarëve si përgjegjës për atë ngjarje, duke vrarë 20 pjestarë të “bandës së Pjetër Mustakuqit”?!








