Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në qarkun e Dibrës, në familjet e prekura nga tërmeti i rënë pak ditë më parë. Xhaçka Kryesisht u takua me familjet në fshatin Vinjoll dhe në Dukagjin, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit. Nga zonat e prekura nga tërmeti Xhaçka uroi besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Ministrja shprehu mesazh për solidartetin dhe tolerancën fetare për të gjithë të pamundurit.Gjatë këtij takimi Xhaçka tha se puna e bashkise per vlerësimin e dëmeve nuk është në ritmet e duhura, dhe se s'ka asnjë justifikim për të mos qenë prezent tek këta banorë. Ministrja thesksoi se do jemi pranë banorëve deri në momentin e zgjidhjes përfundimtare për strehimin.
Dita e sotme është një mesazh per solidaritet e tolerancë, veçanërisht për të pamundurit.Puna e bashkisë për vlerësimin e dëmeve jo me ritmet e duhura. S'ka asnjë justifikim për të mos qenë prezent tek këta banorë . EC dhe FA dhanë ndihmën urgjente që në çastet e para.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ndërsa forcat e armatosura dhe emergjencat civile prej ditësh kanë asistuar familjet në të gjitha njësitë administrative, banesat e të cilave janë të pabanueshme, me çadra, pako ushqimore, shtretër e bazë materiale.
Sot efektivet e FA dhe të emergjencave civile shpërndanë ushqime për të gjitha familjet, si kontribut për festën e Kurban Bajramit. Vetëm në bashkinë e Matit për shkak të tërmetit u dëmtuan mbi 300 shtëpi, 36 prej të cilave aktualisht janë të pabanueshme.