DigitAlb vlerësohet si platforma më e ndjekur nga shqiptarët në 2019 (FOTO)

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
26 Janar 2020, 12:34

DigitAlb është vlerësuar nga eventi i rëndësishëm, CCIT Awards, si platforma më e ndjekur nga shqiptarët për vitin 2019.

Mbrëmja gala e një dite më parë, bëri bashkë biznesmenë të njohur në fushën e prodhimit, infrastrukturës, teknologjisë, financës, farmaceutikës, ndërtimit, prodhimit vendas nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.Në këtë mbrëmje u vlerësuan përpjekjet e biznesit për standardin, cilësinë dhe përgjegjshmërinë në treg. “Faleminderit për vlerësimin. Kjo është një platformë jo vetëm për Shqipërinë, por unë e them me plot gojën që kjo është platforma më e mirë dhe në Ballkan dhe më gjerë. Sinqerisht ky çmim i shkon të gjithë shikuesve që kanë besuar tek kjo platformë. Ne përveç premtimit që kjo platformë do të jetë më e mira, nuk kemi se çfarë të themi më. Gëzuar të gjithëve dhe kalofshi sa më mirë”, tha presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha në fjalën e saj.

b.ha./Shqiptarja.com