Digjet 100 metra larg policisë, makina e shefit të paraburgimit të Elbasanit

Makina e djegur

1 / 13

Krenar Kasi

2 / 13

Makina e djegur

3 / 13

Makina e djegur

4 / 13

Makina e djegur

5 / 13

Makina e djegur

6 / 13

Makina e djegur

7 / 13

Makina e djegur

8 / 13

Makina e djegur

9 / 13

Makina e djegur

10 / 13

Makina e djegur

11 / 13

Makina e djegur

12 / 13

Makina e djegur

13 / 13
25 Dhjetor 2019, 22:39

ELBASAN-Mbrëmjen e sotme ka shpërthyer në flakë duke u djegur pjesërisht makina e shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi. Report Tv sjell pamjet në flakë të makinës tip 'Benz ML' me targë AA 131 IX, që ka qenë e parkuar 100 metra nga drejtoria e policisë së Elbasanit, pranë ish-gjykatës kur u dogj. 

Sipas policisë nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental, por gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se djegia e makinës dyshohet se ka qenë e qëllimshme për shkak të detyrës, edhe pse nuk ka pasur probleme apo konflikte.

Krenar Kasi disa vite më parë ka qenë shefi i sektorit të narkotikëve në drejtorinë e policisë së Elbasanit, më pas shef i policisë në burgun e Peqinit dhe së fundmi, shef i policisë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e sotme.