Digjet apartamenti në Elbasan, zjarrfikësit shpëtojnë me vinç 7-vjeçaren (FOTO)

Pallati ku ka rënë zjarri në Elbasan

1 / 12

Zjarrëfikësit marrin me vinç 7-vjeçaren

2 / 12

Zjarrëfikësit marrin me vinç 7-vjeçaren

3 / 12

Helikopteri monitoron situatën

4 / 12

Helikopteri monitoron situatën

5 / 12

Pallati ku ka rënë zjarri në Elbasan

6 / 12

Zjarrëfikësit marrin me vinç 7-vjeçaren

7 / 12

7-vjeçarja që u shpëtua nga zjarrëfikësit nën kujdesin e mjekëve

8 / 12

Helikopteri monitoron situatën

9 / 12

Helikopteri monitoron situatën

10 / 12

Pallati ku ka rënë zjarri në Elbasan

11 / 12

Helikopteri monitoron situatën

12 / 12
18 Qershor 2019, 14:15

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një apartament në qendër të Elbasanit. Apartamenti ku ra zjarri ndodhet në katin e 5 të një pallati 12 katësh, ndërsa në të kanë qenë një grua e moshuar së bashku me mbesën e saj 7 vjeçare. Kjo e fundit është nxjerrë jashtë banesës me anë të autoshkallës së zjarrfikësve. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka patur persona me lëndime serioze, megjithëse në spitalin e Elbasanit është paraqitur vajza që ka shfaqur probleme me frymëmarrjen, e cila paraqitet në gjendje të stabilizuar.

Sapo kanë ndjerë erën e tymit banorët kanë njoftuar zjarrfikësen e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por për shkak të lartësisë së apartamentit dhe bllokimit të tij në pjesët anësore me ndërtime të tjera e kanë patur të vështirë për të hedhur ujë dhe për të vënë nën kontroll zjarrin.

Paniku tek banorët ka qenë tepër i madh pasi pallati është shumë i populluar dhe në katin e fundit të tij është një kafene që frekuentohet nga qytetarët. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse ka shkuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, që ka bërë të mundur shqyrtimin e përmasave të zjarrit. Megjithatë nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e tij për të evakuar banorët e pallatit.