Shqipëria dhe Spanja luajnë sot në stadiumin e Dyseldorfit në në sfidën e fundit të grupit B për EURO2024.
Tifozët kuqezi kanë mbushur stadiumin me flamuj, bluza, qeleshe.
Trajneri i Shqipërisë Silvinjo ka bërë vetëm një ndryshim në krahasim me formacionin titullar që zbriti ndaj Kroacisë, duke ulur në stol Hysajn dhe duke futur në vend të tij Balliun.
Në portë luan Strakosha. Në mbrojtje, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj. Në mesfushë Asllani, Ramadani, Laçi. Ndërsa në sulm janë Asani, Bajrami dhe Manaj.











