Disa nga provat materiale të sekuestruara nga operacioni RENEA në Elbasan

Disa nga provat materiale te sekuestruara nga operacioni RENEA në Elbasan

1 / 5

Disa nga provat materiale te sekuestruara nga operacioni RENEA në Elbasan

2 / 5

Disa nga provat materiale te sekuestruara nga operacioni RENEA në Elbasan

3 / 5

Disa nga provat materiale te sekuestruara nga operacioni RENEA në Elbasan

4 / 5

Disa nga provat materiale te sekuestruara nga operacioni RENEA në Elbasan

5 / 5
14 Qershor 2019, 16:34

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura disa vite më parë në Elbasan dhe gjithashtu zbulohet dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre. Për operacionin e zhvilluar prej orëve të para të ditës së sotme në Elbasan janë arrestuar 10 persona, 2 prej të cilëve për 3 ngjarjet kriminale ku implikohet fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Meta, 7 për rastin e korrupsionit te AMA dhe njëri u prangos, pasi iu gjetën dy armë zjarri gjatë kontrollit në banesë. Ndërkohë që për katër rastet, tre të ngjarjeve të vjetra dhe atë të korrupsionit të zyrtarëve janë pesë persona në kërkim.

Tre ngjarjet e vjetra
Rasti i parë ka të bëjë me tentativën e vrasjes në vitin 2006 të Fatmir Metës pas përplasjeve me fisin Çapja. Për këtë ngjarje akuzohet Florenc Çapja, e ndodhur më datë 30.01.2006.

Dosja e dytë e zbardhur lidhet me vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqiri, ngjarje e ndodhur në 15.08.2012,  në lagjen “Çlirimi” Elbasan. Policia deklaron se autorë të ngjarjes janë E.B 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim dhe E.C. 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja e tretë kriminale e zbardhur lidhet me pengmarrjen dhe plagosjen e ndodhur në 19.04.2013 në qytetin e Elbasanit, nga ku ka rezultuar se autorë janë M.L (alias S.Ç), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale dhe E.Ç, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan.

Ndërkohë që gjatë hetimeve u zbulua edhe një rast korrupsioni, ku u arrestuan 7 persona, mes të cilëve dy janë gazetarë dhe një tjetër person është në kërkim. Një nga gazetarët e arrestuar është Suela Musta, anëtare e bordit të AMA-s. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. Gazetarët akuzohen se duke qenë pjesë e AMA-s kanë ndikuar në dhënien e licencës kabllore për fisin Çapja.

Të arrestuarit
1.    B.K,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
2.    A.B, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan.
3.    A.N, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
4.    Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
5.    I.H,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
6.    A.D,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
7.    Sh.S, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
8.    E.T, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë