Dita e dytë e pushtetit të dëborës

Dëbora mbulon vendin

1 / 15

Dëbora mbulon vendin

2 / 15

Dëbora mbulon vendin

3 / 15

Dëbora mbulon vendin

4 / 15

Dëbora mbulon vendin

5 / 15

Dëbora mbulon vendin

6 / 15

Dëbora mbulon vendin

7 / 15

Dëbora mbulon vendin

8 / 15

Dëbora mbulon vendin

9 / 15

Dëbora mbulon vendin

10 / 15

Dëbora mbulon vendin

11 / 15

Dëbora mbulon vendin

12 / 15

Dëbora mbulon vendin

13 / 15

Dëbora mbulon vendin

14 / 15

Dëbora mbulon vendin

15 / 15
5 Janar 2019, 09:27

Në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme. 
Pa probleme qarkullohet edhe në aksin Shkodër - Hani i Hotit - Tamarë.
Lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.
Drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në orët e para të mëngjesit në akset Qafë Bualli - Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Në Rajonin Qendror Tirane: Në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrim e rrugës nga dëbora. Në të gjitha akset kalohet pa zinxhir. 
Në aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë. 
Në aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin. 
Në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë është punuar për pastrimin dhe qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjetë natës nuk ka pasur reshje dëbore, por temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të ulëta. Është punuar në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e kaseve. 
Aksi kryesor Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir. 
Korçë-Voskopojë qarkullohet pa zinxhir.
Qarkullimi kryhet me zinxhir në Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e këtyre akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.
Me zinxhir qarkullohet në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivac.
Në segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit.
Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës edhe në aksin Tepelenë-Dorez-Peshkopi. Qarkullimi kryhet me kujdes.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit

r.k./Shqiptarja.com