Dita Kombëtare e Polonisë është manifestuar sot në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Shkak i këtij manifestimi është bërë libri “Simbolet polake: 100 vende, figura, ngjarje, arritje të rëndësishme për Poloninë, Europën dhe Botën”, që ka ardhur në gjuhën shqipe me kontributin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Shtetit, zotit Bujar Leskaj, në kuadër të partneritetit me institucionet polake.
Pjesëmarrës në aktivitet ishin përfaqësues të Ambasadës Polake, diplomatë e miq nga Polonia dhe aktorë të njohur shqiptarë që vijuan aktivitetin me recitime dhe poezi dedikuar 3 majit, Ditës Kombëtare të Polonisë. Më 3 maj të vitit 1791, Sejmi i Madh (Parlamenti i Komunuelthit polako-lituanez) miratoi Kushtetutën e Komunuelthit të Polonisë me Lituaninë, duke synuar ndreqjen e defekteve politike të këtij shteti nga më të mëdhenjtë e asaj kohe në kontinentin europian.