Djath, çokollata, llokume me arra jashtë standardit/ AKU gjobit 5 biznese

Ushqimet e konfiskuara

1 / 8

Djathi i bllokuar

2 / 8

Djathi i bllokuar

3 / 8

Ushqimet e konfiskuara

4 / 8

Ushqimet e konfiskuara

5 / 8

Llokumet e bllokuar

6 / 8

Ushqimet e konfiskuara

7 / 8

Llokumet e bllokuar

8 / 8
15 Qershor 2019, 11:59

Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin ditët e fundit, janë shndërruar gjithashtu një rrezik serioz edhe për produktet ushqimore që konsumojmë, kjo si pasojë e papërgjegjshmërisë së tregtarëve. Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU janë gjobitur 4 biznese, të cilët shisnin produkte të skaduara, pa etiketë si dhe në kushte higjeno-sanitare jashtë çdo standarti.

Më konretisht mësohet, se pastiçeria “Sami Cerri” ushtronte aktivitetin pa disponuar licencën përkatëse, me mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe me etiketa në kundërshtim me ligjin, për këtë arsye është gjobitur 1200,000 lekë si dhe janë bllokuar 225 kg suxhuk me arra dhe llokume.

Ndërkohë, në qytetin e Fierit, është gjobitur me 300,000 lekë marketi "Lindita Gjini” pasi u shiteshin konsumatorëve amareta, djath, kroasan, kek, çajra, çokollata, pije energjike, vafer të skaduar.

Ka rezultuar me shkelje edhe marketi në qytetin e Korçës "Petraq Zhidro” dhe “Lico A+B” ku përpunohej qumështi si dhe analizat laboratorike të mostrave përkatëse (djath i bardhë dhe djath kaçkavall), u evidentuan mospërmbushje të kërkesave ligjore për treguesit e sigurisë së ushqimit. Ai u gjobit me vlerën 300,000 lekë për ushqim të pasigurt. Gjithashtu, po në qytetin juglindor është mbyllur marketi "Florent Dikellari" sepse nuk plotësonte kushtet minimale për një njësi tregtare.

"Gjobë" në vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare. Ndërprerja e aktivitetit" deri në plotësimin e këtyre kushteve", njofton AKU.

Kontrolleve nga Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit nuk i ka shpëtuar qyteti i Shkodër, ku janë asgjësuar  rreth 48.7 ton produkti "farë misri" e papërshtatshme për mbjellje. Procesi i asgjësimit u krye me pjesëmarrjen e inspektorëve dhe të Drejtorisë të Tatimeve.