Djathë, miell dhe oriz/ AKU Sekuestron mbi 1 ton produkte në Korçë (FOTO)

Djathi i bllokuar nga AKU në Korçë

1 / 5

Ushqimet e bllokuara nga AKU në Korçë

2 / 5

Mielli i bllokuar nga AKU në Korçë

3 / 5

Një nga subjektet e gjobitur nga AKU në Korçë

4 / 5

Djathi i bllokuar nga AKU në Korçë

5 / 5
8 Qershor 2019, 15:45

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vazhdën e kontrolleve  për zbatimin e ligjshmërisë në Operatorë të Biznesit Ushqimor, që tregtojnë produkte të qumështit dhe njësi tregtimi (markete) ka bllokuar aktivitetin e dy subjekteve. Ndërkaq, tre subjektet e kontrolluara me aktivitet; përpunim qumështi, supermarket dhe njësi tregtimi kanë marrë gjoba.

Kontrollet e ushtruara nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për qarkun Korçë kanë evidentuar se:

1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin "Poli Baci" (Menkulas, Devoll) me aktivitet përpunim qumështi u konstatua se subjekti ishte objekt i pagimit të TVSH, por zhvillonte aktivitetin e tij pa u pajisur me licencën përkatëse. Gjithashtu subjekti nuk dispononte certifikatat veterinare të qumështit si lëndë e parë; mungonte ambjenti për pranimin e lëndës së parë dhe depozitimit të mjeteve të pastrimit; mungonin kartat teknologjike si dhe nuk ishte rinovuar analiza e ujit.  Per shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat si më poshte:

Gjobë në vlerën 1,000,000 lekë për zhvillimin e biznesit në një stabiliment të parregjistruar,

Gjobë në vlerën 100,000 lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

a. Gjobë në vlerën 200,000 lekë, për veprime të operatorit të biznesit në kundërshtim me ligjin,

b. Bllokum i sasise prej100 kg djath kaçkavall dhe 200 kg djath i bardhë,

C. Bllokimi  i aktivitetit për shkak të ushtrimut te tij në kundërshtim me ligjin.