Dokumenti i ri/ Kush ia dhuroi makinën 215 mijë euro Lulzim Bashës për të mbyllur protestën e ASTIR-it

Dokumenti që tregon se makina ishte në pronësi të Viktoria Invest

1 / 9

Dokumenti që tregon se makina ishte në pronësi të Viktoria Invest

2 / 9

Leja e qarkullimit për makinën Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350 me targa AA 111 EN

3 / 9

Të dhënat në internet për Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350

4 / 9

Çmimi i makinës së Bashës Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350

5 / 9

Të dhënat në internet për Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350

6 / 9

Makina e Bashës Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350 me targa AA 111 EN

7 / 9

Lulzim Basha me makinën Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350 me targa AA 111 EN

8 / 9

Dokumenti që tregon se makina ishte në pronësi të Viktoria Invest

9 / 9
6 Tetor 2020, 17:35

Në një takim elektoral të ditëve të fundit në Tiranë, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ngriti një pyetje: pse kryetari i PD, Lulzim Basha, i mbyll me nxitim protestat, pasi merr ndonjë dhuratë nga firmat koncensionare? Një pyetje, e cila në fakt është bërë disa herë në mëdia dhe shpeshherë ato e kanë lidhur me faktin se kreu i PD u vë gjoba kompanive të ndryshme në emër të protestave kundër rpojekteve të Bashkisë apo qeverisë. Një gjobë, në natyrë apo në cash, të cilat kompanitë detyrohen ta japin për të mbyllur antireklamën e PD.

Rasti më flagrant, të cilës duket se i referohet edhe Veliaj është protesta e Astir-it, për ndërtimin e Unazës së Madhe. Përse u mbyll atje protesta, pyeti Veliaj, menjëherë pasi Lulzim Basha mori dhuratë një makinë prej 130 mijë Euro nga firma “Viktoria Invest”? Pyetja rikthen sërish në vëmendje një çështje që duket si “patate e nxehtë”në duart e Bashës.

kuza mbi dhuratën e makinës nga kompania Viktoria Invest për Bashën, në kulmin e protestave të PD kundër projektit të Unazës së Madhe, u bë fillimisht në Parlament nga deputeti i PS, Taulant Balla. Nga foltorja e Kuvendit, Balla paraqiti dy dokumente që vertetojnë se makina që përdor kreu i PD Basha, ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest. Kjo kompani është nënkontraktore e punimeve tek Unaza e Re. Çështja bëri bujë, pasi PD dukej se kauzën e vet e kish ngritur te protesta në ASTIR, ndërkohë që vetë kryetari i saj pranonte dhuratë nga kompania që ish ngarkuar të kryente punimet në segmentin e Unazës së Tiranës, ku zhvilloheshin protestat.

Por, çështja nuk mbaron me kaq. Nga një dokument i siguruar, dhe pikërisht Leja e Qarkullimit të makinës, vërtetohet se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, Nr. VIN: WDD2211581A293860, dhe me targë AA 111 EN, më së pari ka ndërruar targë dhe ajo rezulton në Elbasan dhe jo në Durrës siç deklaron Lulzim Basha. Targa e mëparshme ka qenë EL 3870 C, pra e regjistruar në Elbasan.

Duke vijuar më tej, me një kërkim të thjeshtë në internet, rezulton se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, shkon me një vlerë deri në 214.900 Euro. Çka e bën një automjet edhe më të shtrenjë sesa ka deklaruar Erion Veliaj.