Dukesha Kate po pret fëmijën e katërt?

0/14 Dukesha Kate dhe princi William në Pakistan
17 Tetor 2019, 11:49

Princi William dhe bashkëshortja e tij dukesha Kate janë në një tur mbretëror prej pesë ditësh në Pakistan, ku do të takojnë qytetarë apo personalitete zyrtare të vendit.

 Ajo çfarë ra në sy ishte barku i saj i rrumbullakosur me fustanin jeshil që kishte veshur në mbrëmje.

Ata akoma nuk kanë konfirmuar gjë, por fansat janë të bindur që Kate po pret fëmijën e saj të katërt.

Ndoshta familjes mbretërore do t’i bashkohet një princ apo princeshë.

Çifti mbretëror janë shfaqur shumë ndryshe duke u përshtatur me veshjet tradicionale të vendit, kuruar nga stilistja personale Natasha Archer.

Kate ka shkëlqyer me veshjet e saj dhe ra në sy fustani i kaltër apo ai jeshil.

Gjatë vizitës në Pakistan ka rënë në sy edhe ngjashmëria e veshjëve me atë të princeshë Diana, gjatë vizitave të saj në vitet 1991 dhe 1997.

Kujtojmë që Kate gjithmonë është komentuar si rimishërimi i princeshës Diana, kur bëhej fjalë për sjelljen apo pamjen e saj.

Gjatë vizitës ata kanë takuar persona që vetë Diana i ka takuar gjatë vizitës së saj, vite më parë.