Durrës/ Kapen rreth 500 mijë euro në autobusin që vinte nga Bari! Pranga pronarit të agjencisë!

Autobusi ku u fshehën paratë

1 / 7

Paratë e sekuestruara dhe autobusi ku ishin fshehur

2 / 7

Shenjat e kapura nga skaneri

3 / 7

Paratë e sekuestruara

4 / 7

Autobusi ku ishin fshehur

5 / 7

Paratë e sekuestruara

6 / 7

Bashkëpronari i autobusit Elidon Çela

7 / 7
21 Tetor 2022, 16:14

DURRËS- Një sasi prej mijëra eurosh është gjetur mesditën e kësaj të premteje të fshehura në një autobus që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë. Report Tv ka mësuar se bëhet fjalë për një sasi prej rreth 500 mijë euro të padeklaruara që ishin fshehur në tavanin e autobusit, pranë impiantit të kondicionerit. Burime bëjnë me dije se është ndaluar pronari, i cili ishte njëkohësisht edhe pronari i autobusit, Elidon Çela, i cili po merret në pyetje.

r.k./Shqiptarja.com