E RËNDË/ Atentat në zonën e ish-Bllokut, një i vdekur dhe dy të plagosur

Zona ku ndodhet lokali ku ndodhi përplasja me armë në ish-Bllok

1 / 13

Trupi i viktimës nxirret nga lokali

2 / 13

Trupi i viktimës nxirret nga lokali

3 / 13

I plagosuri Ervis Martinaj

4 / 13

Zona ku ndodhet lokali ku ndodhi përplasja me armë në ish-Bllok

5 / 13

Drejtues të policisë pranë lokalit ku ndodhi përplasja me armë

6 / 13

Forcat e policisë pranë lokalit ku ndodhi përplasja me armë

7 / 13

Zona ku ndodhet lokali ku ndodhi përplasja me armë në ish-Bllok

8 / 13

Forcat e policisë pranë lokalit ku ndodhi përplasja me armë

9 / 13

Zona ku ndodhet lokali ku ndodhi përplasja me armë në ish-Bllok

10 / 13

Zona ku ndodhet lokali ku ndodhi përplasja me armë në ish-Bllok

11 / 13

Zona ku ndodhet lokali ku ndodhi përplasja me armë në ish-Bllok

12 / 13

Zona ku ndodhet lokali ku ndodhi përplasja me armë në ish-Bllok

13 / 13
4 Tetor 2018, 22:55

TIRANË- Një atentat ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e ish-Bllokut. Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime për 'Report Tv' dhe 'Shqiptarja.com' bëjnë më dije se i plagosur ka mbetur Ervis Martini, gjendja e të cilit ende nuk dihet.

Sa i përket viktimës, policia ende nuk ka arritur që ta identifikojë për shkak se nuk ka dokumente identifikimi por dyshohet se ka lidhje të ngushta familjare me Martinin. Të njëjtat burime bëjnë me dije se atentati ka ndodhur në lokalin e Redi Popeskut. Lokali i Popeskut ndodhet pranë KFC-së, në një rrugë shumë të frekuentuar nga të rinjtë e kryeqytetit.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar punën për kapjen edhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

 Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

Mbrëmjen e sotme në ish-Bllok një person mbeti i vdekur nga një atentat dhe dy të tjerë u plagosën me armë zjarri.

Viktima ende nuk është identifikuar, njëri nga dy të plagosurit është Ervis Martinaj, i cili ishte objektivi, ndërsa tjetri dyshohet se është Redi Popescu.

Ervis Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në lokalin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e Redi Popescut në Bllok, i cili frekuentohet nga të rinjtë. Popescu  është mik i Martinajt dhe biznesmen i njohur.

b.ha./Shqiptarja.com