Edi Rama takim me mësuesit në Elbasan, mbështetësit e PD-së e presin me protesta

Mbështetësit e PD-së në protesta

1 / 3

Mbështetësit e PD-së në protesta

2 / 3

Mbështetësit e PD-së në protesta

3 / 3
6 Shtator 2018, 17:30

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me mësuesit në Elbasan.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama është shprehur se qeveria e tij ka bërë atë që deri pak kohë më parë dukej e pamundur, largimi i politikës nga shkollat.

 Kemi arritur të bëjmë atë që dukej e pamundur. Politika ka dalë nga shkolla. Ju keni ardhur këtu se keni dashur. Nuk bën vaki që pas këtij takimi drejtorët e shkollave të rrinë të merren se kush erdhi dhe kush nuk erdhi. Mësues sot të bën testimi. Testimi është ligj.

Edi Rama, kryeministër

Siç edhe u parashikua ditën e djeshme nga deputeti i PD-së, Luciano Boçi i cili paralajmëroi protesta, mbështetësit e PD-së kanë dalë në protestë në qytet duke tentuar thyerjen e kordonit të sigurisë por pa sukses.

b.ha./Shqiptarja.com