Zbulimi i parë arkeologjik i shpallur për vitin 2019, është një vend me 40 mumje dhe një numër të shumtë objektesh qeramike, sarkofagë dhe papirusë më ngjyrë. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Antikiteteve Egjiptiane, përmes një postimi në një rrjet social.
Zbulimi është bërë në Touna El-Jabal, pranë Minya, pak më shumë se 200 km në jug të Kajros. Sipas autoriteteve egjiptiane, 40 mumjet u gjendën në dhomat e varrimit të cilat u gërmuan në shkëmb. Arkeologët besojnë se përkasin një familjeje të klasës së mesme, që ndoshta mund të ketë jetuar në periudhën Ptolemaike, Romake ose Bizantine. Midis tyre, dhjetë mendohet se janë fëmijë. Mumjeve i është pikasur gjithashtu edhe zbukurime me shkrime demotike, e njohur si një formë e thjeshtuar e shkrimit të priftërinjve në Egjiptin e Lashtë.