EKSKLUZIVE/ FOTOT me lopata, sprajt e leckë për të 'pastruar' vrasjen e Prengës! Altin Hajri i priti tek 'Golden'

Mberritja ne resport e Range Rover me trupin e pajete te Jan Prenges

1 / 4

Altin Hajri jashte resortit, pret mberritjen e rrembyesve me trupin e Jan Prenges

2 / 4

Festim Bixhdilli sjell nje lopate

3 / 4

Leonard Hajri duke lare dyshemene pas largimit te trupit, ne kembe Olsi Turja

4 / 4
18 Shkurt 2020, 11:20

TIRANE - Zbulohen foto të tjera që tregojnë mënyrën se si është marrë peng 49-vjeçari Jan Prenga, transportimi i tij në bodrumin e kompleksit “Golden” në Shijak, killerat me kazma dhe lopata si dhe fshirja e njollave të gjakut, me leckë dyshemeje dhe detergjent kimik. Të gjitha këto veprime, dukshëm kriminale dhe aspak të denja për mënyrën e trajtimit të një njeriu të pajetë, i cili është zhveshur deri në mbathje, janë filmuar nga kamerat e sigurisë së vetë kompleksit “Golden” në Shijak.

Sot “Shqiptarja.com”, vijon me publikimin ekskluziv të fotografive të tjera të kësaj dosje, ku del roli i personazheve të arrestuar si Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Festim Bixhdili dhe personave në kërkim Altin Hajri, Artan Doçaj, Aleks ose Bardhok Doçaj, Dritan Rexhepi, Gentian Doçaj, Korado Doda, Gentian Bleta dhe Aldo Manishta.Pikërisht ky që shihet në këtë foto është automjeti “Range Rover” i vjedhur në zonën e Kombinatit, në pronësi të një këngëtareje së tallavasë.

b.ha./Shqiptarja.com